Deputeti Ben Blushu ka kritikuar sërish qeverinë dhe programin e Rilindjes gjatë fjalës së tij në parlament. Sipas tij taksa progresive, një prej reformave më të rëndëisshme të qeverisë së majtë, është e deformuar. Një që merr 1000 euro taksohet 23% më shumë se një qe merr 1 milionë euro, 15%.
Ndërkaq deputeti Blushi ka vënë në dukje varfërinë e madhe të qytetarëve shqiptarë. Ai u tha deputetëve se 400 mije njerëëz në Shqipëri jetojnë me 400 mijë lekë në vit. Vetëm brenda një dite 600 shqiptarë kërkojnë azil politik në Gjermani. Blushi u bëri thirrje kolegëve të tij të ndryhsonin pasi duke mbështetur të varfërit. Sa më pak të varfër aq më shumë të pasur, tha ai.











