Drejtoresha e Arsimit në Vlorë, Albana Hodaj shkel ligjin dhe përdor nxënësit e shkollave, për fushatë elektorale. Jo vetëm kaq, por ajo vetë e publikon këtë fakt, bashkë ehde me një koment ku nuk heziton të shpallë “fitues” kandidatin socialist për bashkinë e Vlorës.
Në disa foto të postuara në profilin e saj në “Facebook”, duken nxënësit që kanë rrethuar kandidatin e shumicës për bashkinë e Vlorës. Aktiviteti është bërë dje me rastin e Ditës së Dëshmorëve.
“Në ditën e Dëshmorëve, përfituam nga rasti t’i kërkojmë kryetarit të ardhshëm të bashkisë Vlorë, palestra, këndë sportive dhe shkolla të rikonstruktuara për fëmijët e mrekullueshëm që kemi! Nderim gjakut të të rënëve për Atdhe!”, shkruan ajo, duke shoqëruar fotot që ka publikuar në “Facebook”.












