Kryeministri Rama ka shkarkuar sonte në mbrëmje 5 prefektë në Qarqet Berat, Dibër, Gjirokastër, Kukës dhe Lezhë, si dhe ka liruar nga detyra zëvendësministrin e Bujqësisë.
Të pesë shkarkimet nuk kanë të bëjnë me cështje të menazhimit të pushtetit por për shkak se ata kanë kandiduar për kryetarë bashkie. Nga këta 4 prej tyre i përkasin LSI ndërsa një PS, ai i qarkut të Kukësit. Qeveria ende nuk ka bërë të ditur emrat e atyre që do i zëvëndësojnë. Besohet se ato emërime mund të lidhen me rezultatet e zgjedhjeve të 21 qershorit, sic edhe deklaroi raam në një takim në Shkodër që u bë publik gjatë ditës së sotme. Edhe zëvendësministri i Bujqësisë, Jani Babi, kandidon për PBDNJ-në në Finiq.
Emrat e prefektëve të liruar nga detyra me vendim Qeverie:
Selfo Kapllani, prefekt i Qarkut të Beratit.
Melaim Damzi, prefekt i Qarkut të Dibrës.
Zamira Rami, prefekt i Qarkut të Gjirokastrës.
Safet Gjici, prefekt i Qarkut të Kukësit.
Ndrec Deda, prefekt i Qarkut të Lezhës.
Jani Babi, zëvendësministër i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave.











