Një 58-vjeçar ka humbur jetën gjatë një aksidenti rrugor në Rrugën e Kombit.
Aksidenti rrugor ndodhur në afërsi të Repsit në Mirditë, ku si pasojë e goditjes nga makina humbi jetën Gjovalin Gjoni.
Burime nga policia e Mirditës bënë me dije se viktima është përplasur nga një fugon mallrash, ndërsa goditjet kanë rezultuar fatale për të. Të njëjtat burime deklaruan se viktima, nga fshati Kryezi i Pukës, i ka ndërprerë rrugën në mënyrë të papritur automjetit.
Pas njoftimit forcat e policisë mbërritën në vendin e aksidentit dhe nisën hetimet për zbardhjen e shkaqeve.












