Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka zgjedhur ditën e lirisë së shtypit t’i kujtojë gazetarëve se duhet të jenë profesnistë së pari. Ai ka vënë në lojë disa kronika që bënin fjalë për shpenzimet e qeverisë së Kosovës por që ishin tashmë të vjetëruara për shkak se u përkisnin dy viteve më parë.
Postimi i Mustafës: “Në ditën e lirisë së shtypit, mediat elektronike japin të dhënat për shpenzimet qeveritare për periudhën 2009-2013, dhe kritikojnë Qeverinë e vitit 2015. Edhe kjo ndodhë tek ne. Sa për korrektësi shpenzimet për mallra dhe shërbime në tremujorine parë janë rreth 14% më të ulëta sesa në periudhën e njëjtë të vitit 2014”.











