Partia Demokratike zyrtarizon kandidatin e PD-së për bashkinë e Himarës, i cili do të jetë Lefteri Prifti. Në garën elektorale për të fituar këtë bashki, Prifti do të jetë përballë Gjergji Goros të PS-së i cili rikandidon për një mandate të dytë,
Ndërkohë në garë për këtë bashki, është edhe Fredi Beleri i PBDNJ-së dhe Vladimir Kumi, aktualisht kreu i komunës së Lukovës i cili kandidon si i pavarur.
PD ka zyrtarizuar edhe kandidaturën e Sadik Xhelilit për bashkinë e Memaliajt në zgjedhjet e 21 qershorit.











