Pas vizitës së Edi Ramës, sot në Kukës, pritet që në fillimin e javës tjetër, këtë qytet ta vizitojë edhe Ben Blushi. Deputeti socialist, më kritiku ndaj qeverisë dhe PS-së, do të zbresë në bazë për të zhvilluar takime me elektoratin e majtë dhe këto takime do t’i nisë nga Kukësi, zona që ka pasur më shumë largime drejt Gjermanisë këta muajt e fundit.
Mësohet se Ben Blushi kishte planifikuar një takim në Kukës më 30 prill, por e ka shtyrë atë për në datën 5 maj.
Ben Blushi ka zgjedhur Kukësin si vendin më të prekur nga eksodi, ndërsa pritet që gjatë kësaj vizite të shfrytëzojë terrenin e favorshëm për shkak të pakënaqësive të socialistëve tradicionalë që kanë mbetur të papërfshirë në qeverisjen e Edi Ramës në qendër e në bazë.











