Dritan Prifti pritet të kthehet në politikën aktive në përbërje të PSD-së së Gjinushit. Kryetari socialdemokrat ka deklaruar gjatë një interviste për “Gazetën Shqiptare” se në këto zgjedhje Prifti do të japë mbështetje morale dhe aktive për PSD-në.
Disa javë më parë, ndërsa shpërtheu skandali i vrasjes së Doshit, Skënder Gjinushi u takua me një prej miqve të ngushtë të Doshit, pikërisht Dritan Priftin.
Ato ditë u përfol për atashim tek PSD edhe për vetë Tom Doshin. Megjithatë ende nuk ka dicka zyrtare nga ana e këtij të fundit.
Skënder Gjinushi është ndër aleatët e PS i cili do të garojë i vetëm në zgjedhje lokale. Ai ka qenë vazhdimisht kundër koalicionit të PS me LSI.











