Më golin e shënuar nga Vidal, Juventus është kampion i Italisë për të 31-tën herë, dhe të katërtën rradhazi. Pas tre titujve të epokës Konte, mbërriti edhe suksesi i parë me Alegrin. Vendimtare ka qenë fitorja e arritur në Marassi kundër Sampdoriars së Mihajlovic.
Goli që solli fitoren erdhi në minutën e 32-të të takimit, kur Vidal nëpërmjet një goditjeje të saktë me kokë e dërgoi topin pas krahëve të Vivianos.











