• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Bomba tjetër e Zaev: Miqtë e Ahmetit, Thacit dhe Osmanit të përfshirë në krime

admin by admin
2 May, 2015
in Global Image
0
Bomba tjetër e Zaev: Miqtë e Ahmetit, Thacit dhe Osmanit të përfshirë në krime
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Menduh Thaci ka bashkëpunim të fshehtë me shefin e policisë sekrete dhe nuk kam dëshmi se nëse Ali Ahmeti, Menduh Thaçi apo Rufi Osmani në formë të drejtëpërdrejtë janë përfshirë në krim, por njerëzit e afërt të tyre po. Janë këto deklarata që tronditin të Zoran Zaev, lideri i Partisë më të madhe opozitare në Maqedoni në një intervistë për një televizion në Tiranë, A1 Report.

Zaev i tha gazetares Erjona Rusi që drejtoi bisedën, se disponon përgjime që tregojnë për bashkëpunimin e kreut te Partise Demokrate Shqiptare në opozitë, Menduh Thaçi me policinë sekrete të Maqedonisë. Sipas tij, Thaçi i ka premtuar besnikëri deri ne vdekje policisë sekrete maqedonase. “Vetë publikimet e dëshmive tregojnë se kryetari i partisë më të madhe shqiptare në opozitë, PDSH e cila shoh se në brendësi po pëson ndryshime është e përfshirë në bashkëpunim të fshehtë me shefin e policisë sekrete, i cili është kryesuesi i më shumë zhvillimeve në Maqedoni. Pra ai, për interesat e tij personale është mbështetës i politikave të VMRO DPMNE-së. Është e habitshme se si ai i thotë në telefon shefit të policisë sekrete “Shef jam besnik ndaj teje deri në vdekje”.

Ndërkaq Zaev tha se përgjimet tregojnë se njerëz të afërt me liderët politike shqiptare, drejtues të posteve shtetërore janë të përfshirë në aktivitete kriminale dhe këtë do ta tregojë me publikimin e përgjimeve të radhës. Sipas tij, është e vështirë të vërtetohet nëse BDI është përfshirë në aktivitete kriminale pasi drejtuesit e saj janë treguar tepër të kujdesshëm duke e ditur që ishin nën përgjim.

“Atë që mund ta them me siguri është se deri tani nuk kam dëshmi se nëse Ali Ahmeti, Menduh Thaçi apo Rufi Osmani në formë të drejtëpërdrejtë janë përfshirë në krim, por njerëzit e afërt të tyrë të cilët kanë bartur funksione të larta shtetërore po, dhe këto dëshmi do ti publikojmë. Përgjigja pse rreth BDI-së ka shumë pak aktivitete që lidhen me krimin, është se kemi shumë pak dëshmi, dhe jo se s’ka kriminalitet . Pra zyrtarët e BDI-së e kanë ditur se janë të përgjuar , në 80 % të bisedave bëhet fjalë për caktimin e takimeve sy më sy, madje në më shumë raste bëjnë dhe batuta se “na dëgjon ai tjetri dhe përmes telefonit nuk flasim dot” . Kjo i ka bërë të jenë më të kujdesshëm megjithëse kanë lënë gjurmë që lidhen me krimet financiare”, tha Zaev.

Ai njoftoi se nga data 5-10 maj do te publikoje “bombën” e radhës me përgjime për liderët shqiptarë. Zaev konfirmoi se disponon përgjime ku janë përfshire politikanë në Tiranë apo Prishtinë, por se nuk do të bëhen publike pasi nuk dëshiron të cënojë integritetin e vendeve fqinje.

Ka biseda të cilat përfshijnë menaxhimin e situatës që tek ne njihet si kriza e Kosovës me eksportin dhe importin e miellit kur ndodhi dhe bllokimi i kufirit. Kemi dhe biseda ku janë të përfshirë zyrtarë të nivelit më të lartë të Shqipërisë për tema politike, gjatë bisedave me liderët e partive shqiptare dhe unë do të komentoja vetëm deri në këtë pikë sepse në të kundërtën rrezikoj të ndërhyj në integritetin e vendeve fqinje të cilat për ne janë vende mike dhe në asnjë mënyrë qëllimi ynë nuk është ky.

Zaev komentoi edhe sulmin e dy javëve më parë në fshatin Goshincë në kufirin mes Kosovës dhe Maqedonisë duke u shprehur se ka informacione që bëhet fjalë për një organizim nga individë të caktuar të pushtetit.

“Kemi të dhëna se këto sulme janë bërë nga ana e individëve të caktuar të pushtetit, të cilët dëshirojnë të keqpërdorin përbërjen multietnike të shtetit, të shkaktojnë tensione ndëretnike. Por më e mira në këtë situatëështë se populli nuk do ta lejojë realizimin e një skenari të tillë. Por për një gjë jam i sigurt, bëhet fjalë për një grup banditësh, individë të caktuar kriminalë, të cilët janë të pranishëm edhe në palën shqiptare edhe atë maqedonase, nuk mund të them me saktësi se organizatorë të kësaj ngjarje janë shqiptarë apo maqedonas por bëhet fjalë për banditë , të cilët nuk përfaqësojnë një etnitet të caktuar e aq më pak janë shëmbëlltyrë e qytetarëve të Maqedonisë”, tha Zaev.

Sa i përket rastit Monstra ku mbetën të vrarë 5 maqedonas në vitin 2012, ngjarje për të cilën u dënuan 6 shqiptare, Zaev tha se disponon përgjime që do të mund të hedhin dritë mbi të vërtetën të cilat do të publikohen së shpejti.

Previous Post

Si e festoi Shpat Kasapi 30 vjetorin

Next Post

Horoskopi 2 maj 2015/ Yjet ju flasin

admin

admin

Next Post

Horoskopi 2 maj 2015/ Yjet ju flasin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.