• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Andi Besnik Mustafaj, në sallonin e nderit të Ministrisë së Jashtme të Francës

admin by admin
2 May, 2015
in Global Image
0
Andi Besnik Mustafaj, në sallonin e nderit të Ministrisë së Jashtme të Francës
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

1.
E veçanta e 24 prillit 2015 në Sallonin e Nderit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës do të mbahet mend gjatë. Pikërisht në këtë Sallon ministri i Jashtëm i Francës Robert Schuman, një nga baballarët themelues të Bashkimit Europian, në vitin 1950, më 9 maj, që njihet ndryshe dhe si “Dita e Europës”, e lëshoi një Deklaratë për Europën e Re të pas Luftës së Dytë Botërore. Pikërisht këtë Sallon Nderi, i riu 26 vjeçar nga Shqipëria, i sapo diplomuari Andi Mustafaj, e ktheu – si të thuash – në një “Ditë Shqiptare” në Francë.
I shkëlqyeri student Andi Mustafaj, në ceremoninë e diplomimit të studentëve pasuniversitar të ENA (Shkolla Kombëtare e Administratës Publike), kishte ardhë i veshur me kostum kombëtar shqiptar të krahinës së origjinës së tij – Malësisë së Gjakovës, Tropojës. Një simbolikë atdhetarie, krenarie, bukurie në genetikën, shtatin e ndërgjegjen e tij, në këtë ditë të tij, në këtë Sallon solemn e festiv. Tradita e modernja iliro-shqiptare në Paris – kryeqëndrën e kulturës botërore. Jeleku në pamje ballore, nëgjoks, dyngjyrësh kuqezi si Flamuri Kombëtar Shqiptar, ndërsa në shpinë duket motivi i Shqiponjës me Dy Krena. Plisi i bardhë – si i ilirëve dardanë. Krejt salla i ktheu krye e sy prej tij. Të pranishmit e pritën me duartrokitje gëzimi, kënaqësie, mirënjohjeje.
Në sallë ishin dhe dy prindrit e Andit, shkrimtari, poeti e diplomati i njohur Besnik Mustafaj, gazetarja e Radio Televizionit Shqiptar, Donika Mustafaj – skenariste e disa filmave dokumentar të mirëpritur. Kishin ardhë nga Tirana në këtë ditë lumturimi të tyre.
Veç duhet me shtue dhe diçka tjetër: ndoshta ma i veçanti nga të gjithë në atë Sallon Nderi ishte Gjergji, djali i Andi Mustafajt, nipi mjaltor i Besit e Donës. Edhe ky, Gjergji – i vogli me inteligjencë të madhe, ishte veshur me kostum kombëtar të vendlindjes së stërgjyshëve të tij tropojanë: Bajram Selim Mustafaj (“Lala” ynë) e Sabrie Mustafaj (“Dada” jonë – i paharruar kujtimi e nderimi ndaj saj). Pas ndarjes zyrtare të diplomave të gjithë u magnetuan tek Gjergji, që këto ditë mbrrini në dy vjeç e pesë muaj. Të gjithë, ministri…e studentë, donin nga një “foto selfie” veç apo në grup me Gjergjin me kostum kombëtar shqiptar, lind e rritë në Francë, që emri i tij na kujton legjendarin Gjergj Elez Alia të Eposit të Kreshnikëve, na kujton Gjergj Kastrioti – Skënderbeun, Heroi Kombëtar i Shqiptarëve. Gjergji Andi Mustafaj ishte “stari i Sallonit” me të cilin u banë albume me foto derisa iu tha të pranishmëve me një frengjishte të thuktë: Gjergji nuk don më foto!”. Çifti i ri Mustafaj, së parit vet Andi, nuk ka dëshirë me i ba Gjergjit të vogël një protoganizëm publik me foto, dhe atij iu deshën disa kërkesa, jo pak lutje, me i nxjerrë në murin e faqes së tij në facebook dy foto të tij me kostum kombëtar në këtë Ceremoni Diplomimi në Sallonin e Nderit të Ministrisë së Jashtme të Francës.

2.
Mijëra vetë nga e gjithë bota globale konkurojnë për të ndjekë studimet pasuniversitare dhe ato me cikël të plotë në ENA, po në vjeshtë 2013 e fituan këtë të drejtë vetëm 90 prej tyre, nga të cilët 60 studentë ngë Franca Metropolitane dhe e Përtej Detit dhe 30 studentë nga 22 vende të botës. Ndër ta dhe Andi Mustafaj – një ‘fenomen i heshtur” – nga Shqipëria.
Shkolla Kombëtare e Administratës Publike (ENA), e themeluar më 1945, është një nga shkollat ma prestigjioze të botës në këto shtatë dekadat e fundit. Sivjet, më 2015, ka 229 veta në stafin e saj dhe 533 studentë në të gjitha ciklet afatore.Nga auditoret e saj kanë dalë personalitete të mëdha ndërkombëtare: Presidentët e Francës si Valery Giscard d’Estaing (1974-’81), Jacques Chirac (1995-2007), Fraçois Hollande (në detyrë – prej 15 majit 2012) si dhe disa presidentë të Beninit, Egjyptit, Kamerunit, etj. Kryeministra të Francës si Laurent Fabius, Michel Rocard, Edouard Balladur, Alain Juppe, Lionel Jospin, Domenique de Villepin, si dhe kryeministra nga Malta, Republika e Kongos, Monaco, Nigeria, etj. Zv/kryeministra e ministra të Francës në qeveri të njëpasnjishme të saj, deri në kabinetin e sotëm të Manuel Vallsit (në detyrë prej 1 prillit 2012). Bota ka gjithato personalitete të saj që e kanë krye këtë shkollë në Strasburg të Francës.
Studentit të shkëlqyer Andi Mustafaj ia dorëzoi dipomën vet ministri francez Matthias Fekl, ministër i Tregtisë së Jashtme e Zhvillimit Ndërkombëtar, i cili e priti me duartrokitje. Edhe ky ministër ka dalë nga dyert e kësaj shkolle të nivelit të lartë. Drejtore e shkollës ENA, Nathalie Loiseau, e priti fytyrqeshur, me admirim plot kulturë, studentin e saj, Andin dinjitar, me të ardhme progres.
Andi Mustafaj është i dyti student nga Shqipëria, që e ka krye këtë shkollë ENA (me cikël të plotë), pas Akil Krajës, që sot është në strukturat e Partisë Demokratike në Tiranë.
Ambasadori Besnik Mustafaj, ish ministër i Jashtëm i Shqipërisë (2005-2007) i ka rastisë të jetë në këtë vend të privilegjuar, në këtë Sallon Nderi të Ministrisë së Jashtme të Francës, vetëm tre herë: dy herë si ambasador i Jashtëzakonshëm e Fuqiplotë i Shqipërisë në Francë kur ishin aty Vaclav Haveli dhe Nelson Mandela dhe një herë kur ishte ministër i Jashtëm i Shqipërisë. Koha ecën. Genet ngjasin. Brezi i ri po lartnohet. Tani, të katërten herë, i erdhi rradha të jetë aty i pranishëm si baba i Andi Mustafajt, një nga djemtë emblematik të Shqipërisë të shek. XXI.
(Shkruar nga Ramiz Lushaj)

Previous Post

Prokuroria dërgon për gjykim deputetin Astrit Veliaj, akuzohet për shkatërrim prone dhe ndërtim pa leje

Next Post

Basha me Dumën në Durrës: Bandat e Dakos, nuk mund të ndalin “cunamin” e ndryshimit

admin

admin

Next Post
Basha me Dumën në Durrës: Bandat e Dakos, nuk mund të ndalin “cunamin” e ndryshimit

Basha me Dumën në Durrës: Bandat e Dakos, nuk mund të ndalin “cunamin” e ndryshimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.