Aksidentohet Shkëlqim Brisku, kryetari i Partisë Socialiste të Beratit. Makina me targa BR 1344 B me të cilin udhëtonte Brisku humbi kontrollin dhe u përmbys.
Aksidenti ndodhi mesditën e së premtes në aksin rrugor Divizion –Uznovë.
Brisku u dërgua menjëherë në spitalin e Beratit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Nuk dihen rrethanat e aksidentit ku mbeti i plagosur Shkëlqim Brisku.











