Burime nga Prokuria bëjnë të ditur se 10 ditë më parë ka mbërritur nga prokuroria belge dosja për vrasjen e Aleksandër Kurit, vrasje ku akuzohet se është implikuar edhe deputeti Mark Frroku.
Ardhja e dosjes i heq shpresat Frrokut për të lënë burgun për shkak të procedurave. Dosja përmban mbi 2500 faqe hetime, fakte, dëshmi për akuzën e vrasjes në bashkëpunim.
Ndërkohë deputeti Mark Frroku është në hetim nga prokuroria shqiptare edhe për fshehje pasurie dhe pastrim parash.











