Image GalleryKëngëtarja dhe bukuroshja Elvana Gjata ka publikuar në rrjetin e saj “Facebook” fotografi ku pozon për fotografin Eugenio Qose.
Elvana Gjata ka sjellë atmosferën e një vere të nxehtë, duke pozuar në një shkretëtirë, diku e veshur me të bardha.
Elvana Gjata gjithnjë i surprizon fansat, ndaj dhe këtë herë nuk kanë munguar komentet pozitive për të në rrjetet sociale dhe portalet on-line. Ata e konsiderojnë atë si diva shqiptare në muzikë, por edhe një modele që të gjithë e kanë zili.











