Avokati Spartak Ngjela ka shpërndarë një foto nëpërmjet rrjetit social “Facebook”. Në këtë foto ai shfaqet me një libër në dorë, ndërsa shkruan:
“Avokat – me tha dikush – po lexon Ciceronin”?
“Po” – i thashë.
“Ndonjë gjë të bukur ke gjetur aty?”.
“Po, ja këtë: ‘Shumë gomerë kanë ardhur në administrimin e Romës’, i thanë Ciceronit aty rreth viti 75 p. e. r. ‘E di, u përgjigj ai, sepse asinus asinum frikat… sepse gomari fërkon gomarin…’”, përfundon komenti i Spartak Ngjelës…
Pyetja është, për cilin gomar e ka fjalën avokat Spartak Ngjela?












