Në Lezhë janë afishuar listat e zgjedhësve që përfshin rrethi, ndërsa mësohet se janë 6 mijë zgjedhës shumë se 4 vjet më parë. Një situatë e tillë tingëllon paksa paradoksale, kur muajt e fundit, shtetasit e Shqipërisë, në një masë të konsiderueshme, zgjedhin të largohen nga vendi.
Listat e zgjedhësve janë afishuar pranë çdo njësie vendore në Lezhë, ndaj qytetarët mund të verifikojnë përfshirjen e tyre në këto lista. Deri më tani janë regjistruar 80 777 votues në rrethin e Lezhës ose rreth 6 mijë më shumë se 4 vite më parë.
Afishimi paraprak do të verifikojë dhe publikimet, por edhe mungesat e emrave të votuesve.
Qytetarët që nuk gjejnë emrin në listën e zgjedhësve duhet të drejtohen pranë zyrave të gjendjes civile në njësite e tyre të qeverisjes vendore për të kryer korrigjimin, proces që mund të kryhet deri 1 muaj para zgjedhjeve.











