Argita Maltezi me te shoqin Jamarber Maltezi do shfaqen nesër në kopertinën e revistës “Elita”, ndërkohë që në faqet e brendshme është një rrëfim i gjatë rreth tyre.
Jamarbri është aktiv në jetën publike, shtuar muajt e fundit pas përfshirjes së tij në strukturat drejtuese të PD-së. Ndërsa Argita ka dalje të rralla në media dhe publik. Së fundi ajo botoi një libër në fushën e drejtësisë.
Pavarësisht se i jati i Argitës, Sali Berisha, nuk është më kryeministër dhe kryetar partie, publiku shfaq interes të madh për familjen e tij.











