Edis Tatli është shpallur kampion iu Evropës në boks, pët peshat e lehta, pasi ka mposhtur francezin, Yvan Mendyn.
Boksieri shqiptar me nënshtetësi finlandeze, Edis Tatli është kampion i ri i Evropës në pesha të lehta.
Tatli rrahu boksierin francez Yvan Mendyn, të cilin e mposhti pas 12 raundeve me vendim unanim të gjyqtarëve 3-0 (116-112, 116-112, 117-111).
“Kam bërë një ndeshje të mirë. Ky është një hap i rëndësishëm drejt qëllimit të madh”, tha Tatli gjatë një interviste për MTV Sport.
Tatli po ashtu është finlandezi i gjashtë që bëhet kampion i Evropës në boks në ndonjërën prej kategorive.












