Burime të policisë në Tiranë bëjnë të ditur se zyra e krimit ekonomik ka arrestuar paraditen e sotme një doganier në pikën kufitare të Rinasit i cili po ndihmonte një tregtare të vogël veshjesh të kalonte pa bërë deklarimin. Burime nga policia e kryeqytetit bëjnë me dije se e arrestuara është B. Llapushi ndërsa doganieri është E. Dafa. Mësohet se dy të arrestuarit janë vënë para akuzës së kontrabandës, duke mos kaluar në sistem për t’u mbartur TVSH-ja disa veshje që vinin nga jashtë. Cështja është në shqyrtim dhe provat do të shqyrtohen nga prokuroria për të hartuar akuzën e mundshme.












