Partia Demokratike ka zyrtarizuar sot kandidatët për tre bashki, atë të Tepelenës, Kavajës dhe Kolonjës dhe Skarparit.
Burime zyrtare nga selia e PD-së, bënë të ditur se në Tepelenë, kandidat i kësaj partie për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 21 qershor do të jetë Veip Çela, në Kavajë Engjëll Cara si dhe Viktor Duro për Kolonjën. Ndërsa kandidat I Skraparit, do të jetë Hajredin Bakiasi.












