Dy banorë të fshatit Drenovë në rrethin e Mallakastrës, u asfiksuan nga gazi i puseve të naftës ndërsa ishin duke punuar tokën e tyre. Françesko Skënderaj dhe Sokrat Barjamaj u dërguan në spitalin e Ballshit dhe sipas bluzave të bardha ata rezultojnë të helmuar nga gazi. Sipas mjekëve, mësohet se, 18- vjeçari Skënderaj mbërriti në gjendje të rëndë por pas ndërhyrjes së mjekëve e kaloi rrezikun.
Vetëm një javë më parë banorët e Drenovës protestuan dhe kërkuan marrjen e masave për reduktimin e ndotjes.
Kompania private që administron këtë zonë naftëmbajtëse nuk ka dhënë asnjë sqarim për këtë situatë.











