Një diamant 100 karatësh është shitur për mbi 22 milionë dollarë në New York.
Guri i çmuar, i nxjerrë në Afrikën e Jugut e ka blerë një person që ka dashur të mbetët anonim, vetëm tri minuta pas hapjes së ankandit.
Shtëpia e ankandeve, “Sotheby’s” në New York tha se guri i çmuar konsiderohet të jetë “perfekt”.
Është dashur mbi një vit që ky diamant të prehet, të shkëlqehet dhe të perfeksionohet.
Megjithatë, rekordi në vlerën e shitjes së një diamanti e ka një tjetër gur i çmuar, i shitur për 46 milionë dollarë.











