Një grua shtatzënë ka mbetur e plagosur në një aksident rrugor mëngjesin e sotëm. Kanë qenë dy automjete të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën në zonën pranë stadiumit “Dinamo”, ndërsa gruaja e plagosur ndodhej në njërin prej mjeteve të përfshirë në aksident. Shtatzëna është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.











