Daja ka plagosur me thikë nipin e tij. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Saukut, në afërsi të Sanatoriumit.
Sipas policisë Fatmir Duro 42 vjeç ka plagosur me thikë nipin e tij Besnik Hysa 34 vjeç i cili është transportuar në QSUT, dhe është nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Nuk janë ende të qarta arsyet e plagosjes, ndërsa autori u shoqërua në komisariat dhe në cilësinë e provës materiale iu sekuestrua arma e ftohtë, thikë.











