Ka mbetur çështje orësh zyrtarizimi i kandidaturës së Halim Kosovës si kandidaturë e PD-së për bashkinë e Tiranës për zgjedhjet vendore të 21 qershorit 2015. Ndërsa ka përfunduar takimi i Lulzim Bashës me deputetët e qarkut të Tiranës, pritet që në orën 18.00 të zyrtarizohet kjo kandidaturë. Prezenca e Halim Kosovës, në mbledhjen me deputetët e Tiranës, komentohet si një miratim i kandidaturës së tij për zgjedhjet vendore.












