Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës i bën apel drejtuesve të mjeteve të transportit ndërkombëtar të mallrave ose udhëtarëve dhe kanë kryer inspektim/kalibrim të tahografit në një nga vendet anëtare të marrëveshjes AETR, të sigurojnë një kopje të noterizuar të certifikatës së inspektimit/kalibrimit të tahografit. Sipas kësaj ministrie, më pas kjo të depozitohet pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor ose Drejtorive Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor.
Ministria Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës sqaron se kjo bëhet në kuadër të zbatimit të detyrimeve të Marrëveshjes Evropiane, që lidhet me punën e drejtuesve të mjeteve të angazhuara në transport ndërkombëtar (AETR), 1 korrik 1970, për të luftuar rastet e abuzimeve dhe falsifikimeve të certifikatave të tahografit si dhe për të lehtësuar kontrollin nga organet ligj-zbatuese në rrugë.












