Skënderbeu mundi thellësisht 5-2 Partizanin në sfidën e fundit dhe më të bukur të javës së 30-të të Superligës. Korçarët përfituan edhe nga barazimi 0-0 i Kukësit me Laçin, për të marrë sërish kreun e renditjes me 63 pikë. Pas tyre vjen skuadra e Kukësit me 62 pikë.
Ndeshja Skëndërbeu-Partizani është shoqëruar me incidente mes tifozerisë. Duket se goli i dytë i shënuar nga skuadra e Skëndërbeut ka irrituar tifozerinë e Partizanit, të cilët kanë thyer stolat e tribunës D.












