• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Draftrezoluta për Shqipërinë, PE: Polarizimi politik rrezikon integrimin

admin by admin
13 April, 2015
in Politika
0
Draftrezoluta për Shqipërinë, PE: Polarizimi politik rrezikon integrimin
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ndër 192 amendamente të grumbulluara mbi draftin për Shqipërinë, propozuar nga raportuesi Knut Fleckenstein, grupimet kryesore politike të Parlamentit Europian janë pajtuar për të përmbledhur pjesën dërrmuese të tyre në 16 amendamente kompromisi, duke rrëzuar kryesisht disa propozime të liberalëve lidhur me gjakmarrjen dhe median, e veçanërisht amendamentet e ekstremistëve të djathtë kundër integrimit.
“Hapja e negociatave të anëtarësimit do të ishte një nxitje dhe do të zhvillonte më tej reformat, duke ofruar një perspektivë të besueshme dhe të prekshme të BE-së”, theksohet fillimisht në këtë projekt-dokument. Por, “suksesi i axhendës së reformave varet fuqishëm nga ekzistenca e një mjedisi politik demokratik”, thuhet më tej, duke kërkuar nga mazhoranca dhe opozita që të ushtrojnë plotësisht përgjegjësitë e tyre politike dhe të jenë në gjendje për të pranuar kompromise, çfarë do të rriste besimin e qytetarëve tek institucionet publike.
“PE është i shqetësuar për polarizimin e vazhdueshëm politik që vijon në Shqipëri, i cili do të mund të rrezikojë përpjekjet e mëtejshme të integrimit në BE, kujton koalicionin qeverisës dhe opozitën mbi, përgjegjësinë e tyre të përbashkët ndaj qytetarëve për një dialog të qëndrueshëm, konstruktiv dhe gjithëpërfshirës politik që lejon për miratimin dhe zbatimin e reformave kyçe”, thuhet në dokument.
Një administratë e pavarur dhe profesionale kërkohet në nivel qëndror, lokal, por dhe për organet zgjedhore. Legjislativi europian kujton përmbushjen e rekomandimeve të OSBE-ODIHR në prag të zgjedhjeve të 21 qershorit.
“Mirëpret nisjen e zbatimit të ligjit për Shërbimin Civil dhe bën thirrje për zbatimin e duhur të tij që të rrisë kapacitetet administrative, depolitizimin e administratës dhe për të luftuar korrupsionin në shërbimin civil, për të forcuar meritokracinë për emërimet, promovimet e shkarkimet, për të rritur efiçensën, transparencën dhe llogaridhënien”, vijon dokumenti.
Sundimi i ligjit dhe reforma e gjyqësorit mbeten të rëndësishme.
“Thekson nevojën për të forcuar sundimin e ligjit dhe reformën e gjyqësorit, për të siguruar besimin e qytetarëve dhe të biznesit në sistemin e drejtësisë; përshëndet angazhimin e Shqipërisë ndaj reformave gjyqësore, por ende shpreh keqardhjen për mangësi të vazhdueshme në funksionimin e sistemit gjyqësor, të tilla si politizimi dhe llogaridhënia e kufizuar, niveli i lartë i korrupsionit, burimet e pamjaftueshme dhe prapambetjet”, nënvizohet në dokument.
Vlerësohen masat e marra të sigurisë për trajtimin e fenomenit të luftëtarëve të huaj, kundër terrorizmit e radikalizimit, por mbetet sfida për të luftuar krimin e organizuar dhe trafikun e droges.
“Ndërsa njeh suksesin e operacioneve të fundit të policisë, fton Shqipërinë të zhvillojë një qasje strategjike gjithëpërfshirëse dhe të marrë masa për të hequr barrierat ndaj rendimentit të hetimeve, në mënyrë që të krijojë  një dëshmi provash për hetime, ndjekje dhe dënime në të gjitha fushat dhe në të gjitha nivelet”.
Në kompromiset e eurodeputetëve përmendet dhe pavarësia e medias, e autoritetit rregullator të saj, si dhe mjedisi i lirë i punës për gazetarët. Vendit i kërkohet të përpilojë një strategji kombëtare për energjinë dhe PE mendon se Shqipëria duhet të investojë më shumë në projektet e energjisë së rinovueshme dhe të infrastrukturës. Vendi ftohet të përshtasë Direktivën e BE-së që synon ekologji e gjëndje të mirë kimike për të gjitha sipërfaqet ujore natyrale.
Amendamenti i fundit i arritur me kompromis flet për rolin ndikues të Shqipërisë në rajon, veçanërisht për Kosovën e Maqedoninë, por Tirana “ftohet të marrë pjesë në mënyrë aktive për të zbatuar strategjinë adriatiko-joniane të Besë”.
Draft-rezoluta pritet të pësojë disa ndryshime, pas debatit të së hënës në komitetin e Jashtëm euro-parlamentar.

Previous Post

UÇK merr përsipër sulmin te Qeveria e Maqedonisë

Next Post

Berat, plagos berberin se i ngacmoi gruan, përleshje midis të afërmëve në spital

admin

admin

Next Post
Berat, plagos berberin se i ngacmoi gruan, përleshje midis të afërmëve në spital

Berat, plagos berberin se i ngacmoi gruan, përleshje midis të afërmëve në spital

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.