Të hënën në komisionin e jashtëm të Parlamentit Europian në Bruksel diskutohet raporti i Knut Fleckenstein për Shqipërinë. Raporti për Shqipërinë do të debatohet më 13 prill mes orës 15:00-18:30.
Raporti i progresit për Shqipërinë i raportuesit për vendin tonë në parlamentin evropian, Knut Fleckenstein do të votohet ditën e martë më 14 prill po në komisionin e jashtëm të parlamentit evropian.
Ndërkohe raporti final do të miratohet zyrtarisht në seancën plenare të Strasburgut nga data 27 dhe 30 Prill. Diskutimi i parë mbi këtë raport është mbajtur më 24 shkurt të këtij viti.












