• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ministri gjerman i Shtetit Michael Roth: Shqipëria model i bashkëjetesës fetare, zgjerimi i BE edhe në interesin tonë

admin by admin
9 April, 2015
in Global Image
0
Ministri gjerman i Shtetit Michael Roth: Shqipëria model i bashkëjetesës fetare, zgjerimi i BE edhe në interesin tonë
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pranimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE sjell avantazhe për të dyja palët, thotë Michael Roth, Ministër i Shtetit për Evropën në Ministrinë e Jashtme gjermane, në intervistë për DW.
Michael Roth, Ministër i Shtetit për Evropën në Ministrinë e Jashtme gjermane
Michael Roth është anëtari i Parlamentit Michael Roth (SPD) dhe që nga dhjetori i vitit 2013 është Ministër i Shtetit për Evropën në Ministrinë e Jashtme gjermane.

Komisioneri i parë i BE-së për Zgjerimin, Günter Verheugen, në 2004 pati mundësinë të pranojë dhjetë vende si anëtarë të rinj, pasardhësit e tij mirëpritën të paktën tre shtete të reja anëtare, Komisioneri aktual për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn, ka thënë në seancën e tij të parë, se në pesë vitet e ardhshme nuk do të pranohen vende të reja. A mund të flitet akoma për një perspektivë të qartë anëtarësimi për vendet e Ballkanit Perëndimor?
Perspektiva e qartë e pranimit, pra oferta jonë për anëtarësim në BE, mbetet po e njëjta. Por nuk është vetëm në dorë të Bashkimit Europian. Në një masë të konsiderueshme është edhe në dorë të drejtuesve politikë dhe ekonomikë, si dhe të shoqërive civile në vendet kandidate, nëse janë të gatshme për t’i plotësuar kriteret përkatëse, që janë parakusht për pranimin.

Por kur në Bruksel thuhet fare qartë, se në pesë vitet e ardhshme nuk pranohet asnjë vend, në disa vende të Ballkanit përhapet frika e “një kandidature të përhershme”. A mund ta kuptoni këtë frikë?
Unë dua t’i inkurajoj shtetet e Ballkanit Perëndimor, që duan të bëjnë pjesë në Bashkimin Evropian. Nuk ka diskutim: rruga, që kanë përpara tyre është pa dyshim e vështirë, por ia vlen. Ne nuk jemi vetëm një bashkësi ekonomike, por në radhë të parë një bashkësi vlerash. Duke pasur parasysh përvojat e vështira në bisedimet e pranimit në dekadat e mëparshme në proceset e afrimit me BE, ne fokusohemi fort në çështjet e shtetit ligjor, demokracisë, bashkëpunimit në fushën e drejtësisë, në pavarësinë e mediave, por edhe në zgjidhjen e çështjeve të hapura bilaterale. Dhe kështu duhet bërë. Në fillim duhen zgjidhur çështjet më të vështira. Nga kjo mund të krijohen pakënaqësi, sepse nuk ka përparime thelbësore. Për këtë kam mirëkuptim, por u bëj thirrje të gjithë partnerëve në bisedime, nëse rruga që në fillim pastrohet nga gurët e mëdhenj e të rëndë, atëherë rruga në drejtim të BE, por edhe për t’u bërë anëtar i BE-së është në fund të fundit më e lehtë.

Çfarë mendoni për vlerësimin se Ballkani Perëndimor edhe për shkak të orientimit të ri të politikës së jashtme ruse është një krah i zbuluar i BE-së?
Vendimtare është të mos i lemë vetëm qeveritë, por edhe shoqëritë civile me orientim nga Evropa. Gjermania përpiqet të kontribuojë, që afrimi me BE-në të marrë një dinamikë të re. Dua të kujtoj konferencën e Berlinit për Ballkanin Perëndimor në gusht 2014, që vazhdon sivjet në Vjenë. Iniciativën gjermano-britanike, që është bërë ndërkohë politikë e BE, për të rigjallëruar më në fund procesin në Bosnjë-Hercegovinë. Ka një sërë projektesh bilaterale. Ajo, që unë do të dëshiroja, do të ishte që Bashkimi Evropian të ishte më i dukshëm në këto vende.

Përse nuk është i dukshëm Bashkimi Evropian në këto vende?
BE bën shumë, por me sa duket, ne flasim pak për këtë. Nëse procesi i pranimit kuptohet vetëm si proces teknik, që ekspertët nga Brukseli takohen me ekspertët e kryeqytetit përkatës dhe negociojnë pas dyerve të mbyllura për detajet e pranimit, nuk ka si të jetë mirë. Ne duhet të kemi kujdes që ta përfshijmë qysh në fillim shoqërinë civile. Që gjatë procesit të pranimit na duhet përmirësimi i jetës ekonomike dhe sociale sidomos i të rinjve.

Kohët e fundit mediat gjermane kanë informuar shpesh për një rrezik terrorist nga Evropa Juglindore. Ka prova për luftëtarë nga Bosnje-Hercegovina, Maqedonia, Serbia dhe Kosova, që luftojnë për IS. Si e vlerësoni këtë rrezik?
Kjo është po aq shqetësuese, siç janë edhe ndoshta 3000 të ashtuquajturit “luftëtarë të huaj” nga Gjermania, që bëjnë gjëma për këtë organizatë terroriste. Ballkani Perëndimor është një rajon multifetar, multietnik dhe multikulturor me një islam evropian me karakter laik dhe duhet të mbetet i tillë. Shtetet dhe shoqëritë e tyre duhet të vazhdojnë të punojnë, që etnitë dhe fetë e ndryshme të ndërveprojnë me njëri-tjetrin në mënyrë paqësore e me respekt dhe të jetojnë së bashku. Shtetet si Shqipëria mund të shërbejnë këtu si model. Përndryshe çështja e “luftëtarë të huaj” është një problem për të gjithë BE-në dhe bën të qartë edhe një herë se siguria jonë rritet, nëse mund t’i hapim Ballkanit Perëndimor një perspektivë të qartë.

Cilat janë shanset për liberalizimin e vizave për kosovarët në zonën Shengen?
Kjo është një çështje e rëndësishme për popullatën atje. Eksodi masiv nga Kosova na preokupon shumë. Ne duhet të kontribuojmë, që gjendja sociale dhe ekonomike, veçanërisht e të rinjve në Kosovë të stabilizohet. Për lehtësimin e vizave duhet të plotësohen disa kritere. Komisioni Evropian po zhvillon aktualisht bisedime edhe me Turqinë dhe vende të tjera. Unë shpresoj që së shpejti do të bëjmë një përparim edhe me Kosovën. Por kjo varet nga plotësimi i kërkesave përkatëse.

Çfarë ndikimi ka pasur vala e fundit e emigrimit nga Kosova në këtë proces?
Unë kam frikë se njerëzit ndonjëherë joshen me premtime të rreme në Gjermani. Sigurisht qëndron, që e drejta e azilit është një e drejtë individuale dhe e hapur për çdo refugjat. Por me një kuotë të njohjes nën një për qind, njerëzve u ngjallen shpresa të rreme, që sjellin vetëm zhgënjim. Prandaj ne duhet të krijojmë qartësi në lidhje me Gjermaninë, por edhe me situatën ekonomike në Kosovë, e cila duhet të na nxisë për të bërë më shumë për të përmirësuar kushtet e jetës dhe punës në Kosovë. E këtë detyrë e ka në radhë të parë qeveria e Kosovës. Qeveria gjermane e mbështet atë. Prej vitesh ne ofrojmë ndihmë të ndërsjellët, BE jep ndihma të parapranimit, një pjesë e madhe derdhet për kualifikimin, si dhe në projekte për zhvillimin ekonomik. Dhe përveç kësaj tani së fundi qeveria gjermane ka vënë në dispozicion një milionë euro, të cilat që nga marsi 2015 shkojnë në projekte për riintegrimin e të kthyerve dhe për të mbështetur fillimin e aktivitetit në Kosovë.

E parë nga gjendja shumë e keqe ekonomike, për njerëzit në Kosovë njohja e plotë e pavarësisë së shtetit është një çështje shumë e rëndësishme. Janë pesë shtete të BE-së, që nuk e kanë njohur akoma Kosovën. Dhe në Prishtinë presin edhe mbështetje nga Berlini në këtë çështje. Si i shikoni shanset, që të ndryshojë diçka?
Të gjitha proceset e pranimit bazohen në parimin e unanimitetit. Në parimin e unanimitetit nuk ka për të ndryshuar asgjë. Kjo e bën procesin mjaft të vështirë. Nuk duhen humbur shpresat, por me këmbëngulje të bëhet punë bindëse. Njohja e Kosovës vazhdon të jetë një çështje shumë e ndjeshme në vende të caktuara.

Fëmija i dytë me probleme në këtë rajon është Bosnjë-Hercegovina, si një shtet i papërfunduar dhe pjesërisht si faktor destabilizues për të gjithë rajonin. Siç e shikoni zhvillimin e fundit në Bosnjë-Hercegovinë? Nisma e re gjermano-britanike po tregon sukseset e para, apo jo?
Në rradhë të parë jam i kënaqur që iniciativa gjermano-britanike ka rënë në tokë pjellore. Ajo përpiqet që të kapërcejë bllokimin e viteve të fundit në Bosnjë. Ajo është e lidhur me një perspektivë konkrete. Ne duam të ndihmojmë për të përmirësuar gjendjen social-ekonomike të njerëzve. Nëse ky shtet më në fund reformohet në atë mënyrë, që të ketë një shans, për t’u anëtarësuar një herë në BE, atëherë qytetaret dhe qytetarët përfitojnë konkretisht nga kjo. Të menduarit në bazë të entiteteve dhe etnive për mua personalisht është i huaj. Tregon, se duhet rritur besimi i ndërsjellë.

Si i vlerësoni marrëdhëniet aktuale mes Gjermanisë dhe Serbisë dhe bashkëpunimin me zotin Vuçiç? Sepse ka ende dallime të qarta rreth Kosovës…
Ne bashkëpunojmë mirë me qeverinë aktuale serbe, por ne presim angazhime të qarta ndaj kodit evropian të vlerave dhe një zbatim ofensive të kushteve për anëtarësim, për shembull forcimin e sundimit të ligjit, luftën kundër korrupsionit.

Ju flisni për pritje të qarta të qeverisë gjermane, a përfshihet këtu edhe njohja e plotë të Kosovës nga ana e qeverisë serbe?
Ne kemi marrëveshjen e normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë. Ajo duhet të plotësohet. Ne nuk e bëjmë këtë për t’i munduar serbët, por sepse i gjithë BE-ja përfiton nga marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë. Le të marrim shembullin e Qipros. Me pranimin e Qipros ne kemi sjellë në BE një konflikt rajonal, që është ende i pazgjidhur. Kjo e rëndon Bashkimin Evropian në kapacitetin e tij për të vepruar. Prandaj çdo konflikt rajonal, që zgjidhet para anëtarësimit, është një vlerë më tepër për rajonin, një vlerë më tepër për gjithë BE-në dhe në shembullin konkret, një vlerë më shumë për Kosovën dhe Serbinë.

A do të ishte e pranueshme për BE-në dhe Gjermaninë një Serbi neutrale dhe në miqësi të hapur me Rusinë?
Kush është në BE, nuk është neutral. Ne kemi një qëndrim të përbashkët dhe këtu bën pjesë gatishmëria për t’u marrë vesh për një qëndrim të përbashkët në lidhje me Rusinë. Kjo nuk do të thotë që të ndërpriten marrëdhëniet e veçanta historike, kulturore, ekonomike dhe politike me një shtet tjetër, si për shembull me Rusinë. Edhe ne nuk i ngrijmë marrëdhëniet tona, pavarësisht nga sanksionet. Përkundrazi ne duam të bisedojmë me Rusinë dhe udhëheqjen ruse. Por kurrë nuk duhet të krijohet përshtypja,sikur vihet Rusia dhe BE-ja përballë njëri-tjetrit.

 
 
 
Previous Post

Monika Kryemadhi në 41 vjetorin e saj, “kështjella e LRI-së”

Next Post

Berisha: Skandalet e kësaj qeverie po kundërmojnë edhe Brukselin, Edi Rama dëshmitar në gjyqin e arkitektit belg

admin

admin

Next Post
Berisha: Skandalet e kësaj qeverie po kundërmojnë edhe Brukselin, Edi Rama dëshmitar në gjyqin e arkitektit belg

Berisha: Skandalet e kësaj qeverie po kundërmojnë edhe Brukselin, Edi Rama dëshmitar në gjyqin e arkitektit belg

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.