Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka dekretuar sot ndryshimet në Kodin Zgjedhor, të cilat vijnë si rrjedhojë e hartës së re territoriale me 61 njësi vendore.
Dekreti i Nishanit është bërë publik në faqen zyrtare të Presidencës, ndërsa ligji për ndryshimet e Kodit të ri Zgjedhor u miratua me 86 vota pro në seancën e fundit parlamentare.
Me hyrjen tashmë në fuqi të Kodit të ri Zgjedhor, kur vendi është në prag të zgjedhjeve vendore të 21 qersohirt, përcaktohet ndarja e zonave të administrimit.
Projektligji, që u kundërshtua nga opozita, parashikon heqjen e termit ‘komunë’ dhe ‘këshill komune’, ndërsa e përcakton si parim detyrues konsultimin midis organeve të qeverisjes vendore dhe institucioneve qendrore për çdo projekt.












