• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Vendimi i Hagës për Sheshelin e vë në siklet Beogradin

admin by admin
5 April, 2015
in Global Image
0
Vendimi i Hagës për Sheshelin e vë në siklet Beogradin
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Tribunali i Hagës vazhdon t’i shkaktojë kokëçarje kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiq.
Së pari, gjykata ka befasuar në nëntor të vitit 2014 kur mori vendim që t’ia mundësojë lirimin e përkohshëm të dyshuarit për krime lufte, Vojislav Sheshel, ndërsa tani kur është urdhëruar të kthehet, ai ka thënë që nuk e ka në plan të dorëzohet vullnetarisht.
Gjykatësit e apelit në Hagë, më 30 mars, vendosën që Shesheli ka shkelur kushtet e lirimit dhe për këtë është urdhëruar që të kthehet në burg.
Ky urdhër e obligon Beogradin që ta arrestojë Sheshelin dhe ta dorëzojë atë në Tribunal, ku ai ishte i burgosur prej vitit 2003.
Mosdorëzimi i tij mund të bëhet pengesë për ambiciet euro-integruese të Serbisë.
Mirëpo, dërgimin e populistit Sheshel në Tribunal ku ai është mbajtur për 12 vjet pa verdikt, është një gjest i rrezikshëm politik për Vuçiqin.
Disa zyrtarë serbë dyshojnë se kjo është pikërisht ajo që Tribunali i Hagës dëshironte të bënte.
Vendimi i Tribunalit të Hagës ku Shesheli urdhërohet të kthehet në Hagë, sipas Aleksandar Vulinit, ministër serb për Punë, Veteranë dhe Çështje sociale, “ka për qëllim destabilizimin e Serbisë dhe heqjen nga pushteti të qeverisë së Aleksandar Vuçiqit”.
“Ne duhet të mendojmë për trazira potenciale në rrugë nëse Sheshi dorëzohet apo jo, dhe nëse më pas qeveria do të quhet tradhtare, e disa të tjerë do të bëhen patriotë. Kjo është edhe arsyeja pas këtij vendimi. Ky vendim ka qëllim të drejtpërdrejt të rrëzimit të kësaj qeverie, ndërsa caku është heqja e Aleksandar Vuçiqit nga jeta politike e Serbisë”, ka thënë Vulin.
Gjashtëdhjetëvjeçari Sheshel, i është përgjigjur vendimit të Gjykatës duke e djegur flamurin kroat para ndërtesës së Qeverisë serbe në Beograd, më 1 prill, një gjest provokues ky për të cilin kanënisur hetime penale. Kroacia, ndërkaq, e ka thirrur ambasadorin e saj në Beograd për konsultime.
“Kur u ktheva (në Beograd) kam thënë që nuk do të kthehem vullnetarisht”, ka thënë Shesheli, pas djegies së flamurit.
“Ata do të mund të më bartnin me duart e tyre deri në aeroportin ‘Nikola Tesla’ të Beogradit. Unë nuk do të bashkëpunoj për çfarëdo paraburgosje. Nëse vijnë të më arrestojnë, unë do të ulem në tokë. Nuk do të shkoj vullnetarisht. Nuk do të blej biletë aeroplani”, ka thënë Sheshel.
Të nesërmen, ai ka thënë se ka për qëllim që një ditë të shkojë një Kroaci, “i armatosur mbi një tank”.
Rasti i Sheshelit është rasti më torturues në historinë e Tribunalit të Hagës.
I akuzuar për komplotimin e pastrimit etnik në qytete kroate dhe boshnjake gjatë luftërave të viteve ‘90, dhe mbajtjen e fjalimeve që “mbjellin urrejtje etnike” në rajon, Shesheli është dorëzuar vullnetarisht në Hagë në vitin 2003.
Mirëpo, procesi kundër tij ka filluar vetëm në vitin 2007, ndërsa ai është përfunduar në vitin 2012.
Megjithatë, Shesheli ka arritur që ta largojë nga procesi një prej tre gjykatësve të rastit kundër tij, duke çuar deri tek emërimi i një gjyqtari të ri dhe shtyrjen e verdiktit nga tetori i vitit 2013 deri në qershor të vitit 2015.
Ndërkohë, Shesheli është diagnostikuar me kancer të zorrës së trashë, ndërsa është operuar në vitin 2013.
Në nëntor të vitit 2014, Gjykata ka vendosur t’ia pranojë kërkesën për lirim të përkohshëm duke u arsyetuar për gjendjen shëndetësore të tij. Lirimi i tij ishte kushtëzuar në atë që të mos ndikojë ndaj dëshmitarëve të rastit të tij, dhe të kthehet kur të thirret sërish nga gjykata.
Analistët thonë se zyrtarët e Tribunalit të Hagës nuk kanë dashur që ai të vdesë derisa është në burg, njëjtë siç ka ndodhur ish liderin tjetër serb, Slobodan Millosheviq në vitin 2006.
“Kështu, ata thjesht vendosën që ta gjuajnë në Serbi”, thotë për Radion Evropa e Lirë, profesori i Universitetit të Notighamit, Marko Milanoviq.
Prej lirimit, Shesheli ka vazhduar duke bërë thirrje për krijimin e “Serbisë së madhe”, një shtet që do të përbëhej duke përfshirë edhe pjesë të mëdha të territorit kroat.
Ai ndërkaq vazhdon ta udhëheqë partinë radikale të Serbisë.
“I akuzuari për krime lufte, Shesheli, është duke bërë përpjekje që të ndikojë në marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kroacisë përmes gjuhës së urrejtjes, retorikës së luftës dhe simbolizmit”, thuhet në një komunikatë të Ministrisë së Jashtme kroate të publikuar më 1 prill.
Me gjithë historinë e gjatë dhe të tensionuar ndërmjet Sheshelit dhe Vuçiqit, i cili dikur ishte pjesë e partisë radikale, Beogradi ka qenë tolerant ndaj paraqitjes teatrale të Sheshelit për shkak të popullaritetit të tij te djathtistët, thotë Sonja Biserko, kryetare e Komitetit të Helsinkut në Serbi.
“Ata janë munduar që në një formë ta normalizojnë Vojislav Sheshelin, mirëpo ai është mishërimi i çdo gjëje që ka ndodhur gjatë viteve ‘90”, thotë Biserko dhe shton se “mungesa e ndjeshmërisë në fenomene të tilla, është shumë shqetësuese”.
Deri më tash Beogradi nuk ka treguar ende se çfarë do të bëjë pas vendimit të Tribunalit të Hagës për rikthimin në burg të Sheshelit, duke thënë se për këtë do të flasë më vonë.
Vuçiq, përmes një komunikate të publikuar më 30 mars, e ka lidhur vendimin e Hagës me një fjalim të tij të 24 marsit, ku ai e kishte kritikuar fushatën ajrore të NATO-s mbi Serbinë në vitin 1999.
“Nëse do të shprehja çdo gjë që e ndjej tani në fjali, dikush do të mund të mendonte se unë nuk mund të fsheh zemërimin për vendimet e disa njerëzve të caktuar, …vendime të pamoralshme”, ka thënë ai dhe ka shtuar se “është e qartë që fjalimi im i 24 marsit në përvjetorin e agresionit të NATO-s, nuk është pritur mirë në botë”.
Qeveria në Kroaci e kishte kritikuar vendimin e Tribunalit të Hagës për krimet në ish-Jugosllavi për lirimin e përkohshëm të Sheshelit, ndërsa shumë të tjerë kanë qenë të tmerruar nga fjalimet luftë nxitëse të tij, pas lirimit.
Kryeministri kroat, Zoran Milanoviq, u mundua që përmes një fjalimi të mbajtur më 31 mars, të bëjë thirrje për pajtim.
“Rasti në fjalë “ka nxitur emocionet e panevojshme negative në rajon dhe e ka vendosur Qeverinë e Serbisë në një pozitë të pakëndshme”, ka thënë Milanoviq. “Në të njëjtën kohë, unë prisja reagime më të qarta nga Qeveria e Serbisë (ndaj deklaratave nxitëse të Sheshelit”, ka thënë kryeministri kroat.
Megjithatë, zëvendëskryetari i Parlamentit kroat, Zeljko Reiner, më 2 prill ka thënë që Zagrebi është duke e monitoruar reagimin e qeverisë serbe ndaj deklaratave të ministrit serb, Vulin në mbrojtje të Sheshelit.
“Nuk është e rëndësishme se çfarë ka bërë Shesheli, të gjithë e njohim se kush është ai. Ajo është më e rëndësishme është se çfarë do të bëjë Qeveria e Serbisë rreth deklaratave të një ministri qeveritar. Ne po e përcjellim për së afërmi për të parë se çfarë do të bëjnë ata”, ka thënë Reiner.

Previous Post

Ujësjellësi: debiore 330 institucionet shtetërore, por edhe ambasada e përfaqësi të huaja diplomatike

Next Post

Presidenti Nishani: Ditë të gëzuar Pashkësh, plot hare, shpresë, forcë dhe ripërtëritje ëndrrash!

admin

admin

Next Post
Presidenti Nishani: Ditë të gëzuar Pashkësh, plot hare, shpresë, forcë dhe ripërtëritje ëndrrash!

Presidenti Nishani: Ditë të gëzuar Pashkësh, plot hare, shpresë, forcë dhe ripërtëritje ëndrrash!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.