Besimtarët katolikë kremtojnë sot Pashkët, Ringjalljen e Krishtit. Kremtimet kanë filluar që natën e kaluar, kur besimtarët iu drejtuan Katedrales së “Shën Palit”, ku edhe morën pjesë në meshën e shenjtë.
Kremtimet vazhdojnë edhe sot.
Ndërkohë dje, Imzot Rrok Mirdita i është drejtuar me një mesazh urimi gjithë besimtarëve në prag të kremtimit të Pashkëve katolike. Sipas tij, ringjallja e Krishtit është mesazhi i besimit dhe shpresës për gjithë njerëzimin.












