Princi leka II, nëpërmjet një postimi në “facebook”, ka falënderuar të gjithë, ata që e kanë uruar, por që edhe e kanë sharë, për 33-vjetorin e lindjes së tij.
“Të dashur miq të ‘facebook’-ut, dua t’ju falënderoj përzemërsisht për të gjithë urimet që me keni nisur për 33-vjetorin tim. Për ata që më kanë sharë, faleminderit për kohën! Leka II”, përfundon mesazhi në “facebook”, i cili është i shkruar edhe anglisht.












