Pas mbërritjes së Mark Frrokut në Gjykatën e Lartë, ai ka mundur të komunikojë me familjarët e tij, në sallën e gjyqit, në prag të fillimit të seancës gjyqësore.
Duke ju kërkuar atyre të mos shqetësoheshin e të mos trembeshin, Frroku ka ironizuar, nëpërmjet lojërave të fjalëve, kreyprokurroin Adriatik Dhalla.
“Mos u trembni nga prangat e Dhallës, mos u trembeni nga prangat e kosit”, ju është drejtuar Mark Frroku të afërmve të tij, të cilët i ka pyetur më pas, për shëndetin e tyre dhe të të atit.












