Vangjel Dule ngatërron emrin e deputeti Mark Frroku. Ndërsa drejton seancën e sotme plenare, në fillim të saj, duke njohur deputetët me rendin e ditës, kur po lexonte pikën e dytë të këtij rendi, shqyrtimin e kërkesës së prokurorisë për dhënie leje për arrestimin e dy deputetëve, Vangjel Dule, lexoi emrin e Tom Doshit, ndërsa atë të Mark Frroku, e lexoi Frrok Marku. Ky lapsus, sigurisht kaloi me ilaritet nga deputetët.












