• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Western Balkans 6” në Prishtinë vendos zhvillimin e infrastrukturës së përbashkët rrugore dhe hekurudhore në rajon

admin by admin
25 March, 2015
in Imazhe shkurt
0
“Western Balkans 6” në Prishtinë vendos zhvillimin e infrastrukturës së përbashkët rrugore dhe hekurudhore në rajon
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi pas konferencës rajonale në një konferencë për shtyp, së bashku me komisionarin Johannes Hahn tha se po krijohet në klimë e mirë politike në rajon për t’i dhënë fund konflikteve. Ai ka thënë se ka ardhur koha për projekte të përbashkëta për të mirën e qytetarëve dhe gjeneratave të ardhshme.
Në konferencën për media u bë e ditur se ministrat e jashtëm kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët, ku janë pajtuar që rajoni të ecë përpara, ndërsa takimi i ardhshëm pritet të mbahet në Ohër të Maqedonisë.
Thaçi tha se ministrat e infrastrukturës kanë prezantuar projektet e tyre për infrastrukturën rrugore.
Ministri i Jashtëm i Kosovës ka thënë se ka qenë nderë të priten ministrat e vendeve të rajonit. Ai tha se në këtë mënyrë e vlerëson edhe vizitën e ministrit serb Ivica Dacic, vizitë kjo që sipas tij i kontribuon normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi.
“Për mua sot ka qenë kënaqësi e veçantë por është nder edhe për Kosovën që kemi pritur edhe ministrat e të gjitha rajoneve, por edhe pjesëmarrjen e Daçiqit në Republikën e Kosovës. Ne kemi kaluar kohë të gjatë për normalizimin e plotë të marrëdhënieve. Edhe pjesëmarrja sot e Daçiqit është një shtesë për implementimin e marrëveshjeve dhe është një mesazh shtesë për stabilizimin e marrëdhënieve tona”, tha Thaçi gjatë konferencës për media.
Ai tha se edhe bisedimet në Bruksel janë në këtë frymë për t’i kontribuar normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi.
Ndërkaq, Komisioneri evropian për Politika Evropiane të Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Johannes Hahn tha se ky takim në Prishtinë shpreson të jetë frytdhënës.
Ai tha se padyshim që edhe Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës.
Ndërkohë, zhvillimi i infrastrukturës së përbashkët rrugore dhe hekurudhore në rajon, që do të konkretizohej përmes arritjes së një marrëveshjeje ndër-ministrore, ishte tema qendrore e debatit të zhvilluar në konferencën ministrore të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor në Prishtinë.
Mikpritësi i takimit, zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi tha se Kosova është bërë tashmë një faktor stabiliteti dhe bashkëpunimi në rajon. Ai ka konfirmuar gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për vazhdimin e bisedimeve dhe normalizimin e plotë të marrëdhënieve edhe me Serbinë fqinje.
Rritja e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet shteteve të Ballkanit Perëndimor, ka vijuar Thaçi, do t’i largojë paragjykimet që kanë ekzistuar në rajon.
Sa i përket Kosovës, ai ka përsëritur se Prishtina kërkon që të përmbyllë marrëveshjen e Stabilizim Asoocimit këtë vit dhe njëherësh të përfshihet në procesin e liberalizimit të vizave.
Ndërkohë, një vëmendje e shtuar i është kushtuar fjalimit të Komisionerit të Bashkimit Evropian për Politikë të Fqinjësisë dhe Negocim të Zgjerimit, Johannes Hahn.
Ai tha se vendet e rajonit do të mund të përfitojnë nga fondet evropiane nëse zhvillojnë projekte të përbashkëta të transportit rrugore dhe hekurudhor. Mungesa e politikave të transportit do të çonte në izolim, kështu që vendet fqinje duhet t’i heqin këto barriera për të rritur bashkëpunimin, ka thënë ai.
Hahn u angazhua për krijimin e lidhjeve ndërmjet industrive të ndryshme, ngjashëm me modelet e aplikuara në Bashkimin Evropian. Përveç lidhjeve rrugore e hekurudhore, Ballkani Perëndimor duhet të krijojë edhe politika ndërlidhëse, ka thënë Hahn.
Zhvillimi i politikave të përbashkëta në transport dhe energjetikë nga vendet e Ballkanit Perëndimor do të ndikojnë që të marrin edhe mbështetjen financiare nga Bashkimi Evropian, ka theksuar Hahn.
Në këtë konferencë, përveç përfaqësuesve të Bashkimit Evropian dhe Kosovës, morën pjesë ministrat e jashtëm dhe ata të infrastrukturës nga Shqipëria, Serbia, Maqedonia, Mali i Zi, dhe Bosnja e Hercegovina. Formati i përfaqësimit në këtë konferencë është modeli Gymnich, sipas të cilit, pjesëmarrësit identifikohen pa atribute shtetërore. Nga vendet pjesëmarrëse, Serbia dhe Bosnja e Hercegovina nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. Konferenca në Prishtinë pason atë të Berlinit, të organizuar nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, me synim nxitjen e bashkëpunimit ekonomik në mes të vendeve të rajonit.

 
 
 
Previous Post

Vjedhja në Bankën e Shqipërisë, gjykata pranon gjykim të shkurtuar

Next Post

Polici në Prishtinë, u vra për 1 milion euro

admin

admin

Next Post
Polici në Prishtinë, u vra për 1 milion euro

Polici në Prishtinë, u vra për 1 milion euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.