Real Madrid kushton më shumë sesa rivali i përbetuar Barcelona.
Pas javës së 27-të në La Liga, Barcelona i prinë renditjes tabelore me 65 pikë të tubuara, një më shumë sesa skuadra e Real Madridit, që është e dyta.
Por, ekipi i Carlo Ancelotti në tregun e transferimeve kushton më shumë sesa ekipi i drejtuar nga Luis Enrique, raporton Express
Sipas faqes së specializuar për transferime, Transfermarkt, skuadra e Real Madridit ka vlerë rreth 720 milion euro, derisa katalunasit vlejnë rreth 600 milion euro.












