Negociatori i Parlamentit Europain, eurdodeputeti Knut Flenckenstein, ka përshëndetur marrëveshjen e arritur mes mazhorancës dhe opozitës shqiptare. Në një status në rrjetin social Facebook, ai shkruan se kishte mësuar se pas negociatave të gjata e të vështira edhe Partia Demokratike nënshkroi marrëveshjen dhe se do të kthehet në Parlamenent.
“Një ditë e madhe për Shqipërinë”, shkruan Flenckenstein.
Gjithashtu ai falënderon edhe kolegun e tij, eurodeputetin e djathtë Eduard Kukan, duke thënë se përpjekjet e tyre nuk rezultuan të pavlera.












